Drejtori për zgjerimin e KE-së, Kulen, prej sot në Shkup
Në Shkup qëndron prej sot një delegacion i repartit për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian i udhëhequr nga Dejvid Kulen, njeriu i parë në Drejtorinë për Zgjerim i Komisionit Evropian, i obliguar për Maqedoninë........

Ai është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i cili prezantoi para delegacionit të lartë arritjet kyçe të Maqedonisë në procesin e integrimit evropian me theks të veçantë, arritjet në fushat e lirisë së shprehjes së medieve, gjyqësisë, luftës dhe ndalimit të korrupsionit, marrëdhënieve ndëretnike, dialogut politik, marrëdhënieve të mira fqinjësore, reforma në Administratën Publike, reforma zgjedhore, ekonomia e tregut, masat aktive të ndërmarra në tregun e punës dhe është theksuar edhe niveli i lartë i harmonizimit të ligjdhënies.
Takimi paraqet mundësi për thellimin e bashkëpunimit me Komisionin Evropian dhe informim direkt të përgjegjësve për arritjet e Maqedonisë në suaza të projektit eurointegrues me pritje për fillim të shpejtë të negociatave inkuadruese, citohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Vizita e delegacionit të KE-së në Shkup, vjen një muaj jo të plotë para shpalljes së raportit të ri për përparimin e Maqedonisë, të paralajmëruar për 8 tetor në Bruksel.
