Tetovë, Ahmeti takoi ambasadorin francez, Timonie
Ambasadori i Francës, Kristijan Timonie, gjatë qëndrimit të sotëm në Tetovë, është takuar edhe me liderin e BDI-së...

Ambasadori i Francës, Kristijan Timonie, gjatë qëndrimit të sotëm në Tetovë, është takuar edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Siç njoftojnë nga kabineti i Ahmetit, “Gjatë takimit Ahmeti–Timonie, u prekën çështjet që ndërlidhen me reformat në vijim e sipër, zhvillimet aktuale politike, suksesin e shtetit të së drejtës, marrjen e datës për negociata, si dhe zhvillimet në rajon. Të dy palët ranë dakord që takimet e ndërsjella ndihmojnë dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve të ndërsjella. Kryetari Ahmeti e siguroi ambasadorin që do të vijojë me përpjekjet e tij në drejtim të përmbushjes së kërkesave dhe kritereve, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të mund të hapërojë në rrugën drejt integrimeve evropiane”,- thuhet në njoftimin e BDI-së.
