Botë

Aleancë globale kundër ISIS-it

15.09.2014 14:24

Rreth 40 vende, përfshirë edhe dhjetë vende arabe, janë të gatshëm për një koalicion për luftën kundër militantëve të ISIS-it, që operojnë në Irak dhe Siri...

SHBA-të i përshkruajnë si  "sukses" përpjekjet për ngritjen e koalicionit shumëkombësh, sekretari, John Kerry, përmendi në Francë mbështetjen e pakursyer që arriti t`i marrë qeverive sunite në rajon. 
 
“Jam i kënaqur që ky do të jetë një koalicion i gjerë me shtetet arabe, evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera që kontribuojnë në çdo aspekt”- deklaroi John Kerry.
 
Franca i bashkëngjitet Britanisë së Madhe në operacionet ajrore pa pilot mbi pozicionet e ISIS-it. Presidenti francez, Fransua Hollande, ka diskutuar në një takim kokë më kokë me presidentin e ri irakian, Fuad Masun. Pas takimit, Holland doli me qëndrimin francez se duhet luftuar pa kompromis ndaj kërcënimit të ri global ISIS-it. 
 
“Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur të luftojmë indoktrinimin e rinisë, të ndalim rekrutimet, të prishim rrjetet e xhihadistëve, t’ia ndalim burimet ISIS-it dhe t’i dënojmë të gjithë ata që kanë lidhje me terroristët”- theksoi presidenti i Francës, François Hollande.
 
“Ne nuk duhet t’i lejojmë atyre të strehohen në Irak, duhet  t’ua ndalim burimet njerëzore dhe të financimit, duhet t’i dënojmë sipas ligjeve tona, tu ndalojmë të luftojnë nga vendet fqinje ose tu ndalojmë të tjerëve tu bashkëngjiten”- tha presidenti i Irakut, Fouad Massoum.
 
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë në aleancë, por mbetet e paqartë nëse asaj do t’i bashkohen disa shtete të vogla, që u janë bashkuar koalicioneve të udhëhequra nga SHBA-ja në të kaluarën.
 
Uashingtoni ka mbledhur një koalicion prej 39 shtetesh për Luftën e Gjirit, më 91, për të detyruar presidentin e Irakut, Sadam Husein, që të largohet nga Kuvajti dhe një koalicion prej 30 shtetesh për të rrëzuar Saddam Huseinin nga pushteti në Irak, më 2003.
 
FATOS MUSLIU