Botë

ShBA: Do të dërgojë forca ushtarake në Arabinë Saudite

21.09.2019 13:00

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë planifikuar të dërgojnë forca ushtarake në Arabinë Saudite...

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë planifikuar të dërgojnë forca ushtarake në Arabinë Saudite, një ditë pas sulmit kundër rafinerisë së naftës.

Ministri i Mbrojtjes, Mark Esper, u tha gazetarëve se dërgimi i trupave do të ishte përgjigje ndaj kërkesës së Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara për t’ju ndihmuar në përmirësimin e sistemit ajror të mbrojtjes.

Numri i trupave nuk është bërë i ditur ende. Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj rafinerive të naftës javën e kaluar.

Por, SHBA dhe Arabia Saudite kanë fajësuar Iranin për sulmin. Të premtën, presidenti Trump ka njoftuar për sanksionet e nivelit më të lartë kundër Iranit, duke theksuar se do ta shmang konfliktin ushtarak.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë foli për mundësinë e një takimi midis Trumpit dhe presidentit iranian, Hassan Rohani, i cili do të shënonte një kthesë të jashtëzakonshme në marrëdhëniet SHBA-Iran.

Sulmi paralizoi rreth gjysmën e prodhimit të naftës në Arabinë Saudite, çfarë do të thotë ndërprerja më e madhe e furnizimeve botërore që është parë ndonjëherë.

Trump tha se Pompeo dhe zyrtarë të tjerë do të udhëtojnë së shpejti në Arabinë Saudite. Arabia Saudite është eksportuesja më e madhe e naftës në botë, e cila shet mbi shtatë milionë fuçi në ditë.