Maqedoni

Marrja e datës, Ramadani: Mesazhet e ndërkombëtarëve, pozitive për RVM-në

21.09.2019 13:18

Mesazhet e fundit të politkanëve evropian që të cilat rezultojnë nga vizitat me polikanët vendor janë pozitive...

Mesazhet e fundit të politkanëve evropian që të cilat rezultojnë  nga vizitat me polikanët vendor janë pozitive dhe destinojnë shpresën se vendimi i Këshillit Evropian me 15 tetorë do të jetë pozitiv dhe vendi do të merr datë për fillimin e bisedimeve.
 
Kështu vlerëson analisti politik Ismet Ramdani, sipas të cilit Fakti që Gjermania ka dhëne sinjal pozitiv që Bundestagu do të jep dritë jeshile në seancën e javës së fundit të shtatorit kur do të vendoset për procesin evropian të RMV-së, nënkuton konfirmim  që Gjermania do të përdor vendimin politik që e posedon në BE dhe vendit do ti cakohet data për fillimin e negociatave.
 
“Mendoj se  ndikimi i Gjermansë  në vendet tjera  evropjane është shumë i madh sespe ajo në fakt është navigatore në proceset e BE-së. Do bindet edhe Franca që është pak e rezervuar sepse kam përshtypjen se kancelarja Merkel ka ndikim teë presidenti Macron i Francës dhe ajo që është me rëndësi se vendimi përvec tjerave do jetë edhe politikë, sepse BE ka marrë sinjal nga SHBA dhe NATO. Ne duhet ta dijmë se 23 shtete nga BE janë edhe anëtare të NATO-s. Ashtu që ata me përqafimin e dy shteteve, Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërinë në fakt e neutralizojnë ndikimin e Rusisë në Ballkan”, theksoi analisti politik Ismet Ramadani.
 
Ramadani mendon se bashkë me Maqedoniën e Veriut do të rrugëtojë për BE edhe Shqipëria sepse sipas tij, BE ka strategji të vetme dhe të përbashkët për Ballkanin Perëndimor dhe këta dy shtete bien në të njëjtën strategji. Ai thotë se situatat politike në vendin tonë dhe Shqipëri nuk dallojnë njëra prej tjetrës për të qenë e avancuar njëri prej këtyre vendeve.
 
Bundestagu gjerman do të shqyrtojë rekomandimin e KE-së   per Maqedoninë e Veriut, më 26 dhe 27  shtator.
 
Më pas vijon mbedhja e Këshillit të Ministrave me 15 tetor, për tu konfirmuar i njëjti nga Këshilli I BE-së më 17 tetor.
 
Deri në këtë vendim, zyrtarët vendor po shfrytëzojnë kohën duke e përdor për vizita më politikanët evropian, për ti bindur vendet e BE-së se RMV meriton datë për hapjen e negociatave.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU