Maqedoni

Ligji për gjuhët dhe gabimet gjuhësore, Mustafa: Kuadër profesionist dhe i liçencuar

21.09.2019 13:35

Profesori Universitar Avzi Mustafa ka kritikuar gabimet e shumta gjuhësore të cilat po ndodhin në disa institucione gjatë përdorimit të gjuhës shqipe...

Sipas Mustafës problemi fillimisht duhet detektuar tek vetë institucionet të cilët nuk kanë vullnet politik për implementimin e ligjit në praktikë, ndërsa një pjesë e fajit qëndron tek organi kompetent për mbykqyrjen e zbatimit të shqipes në praktikë.
 
Ai shton se për tu implementuar ligji pa probleme dhe në mënyrë profesionale, nevojitet kuadër profesionist.
 
Shpreson që me fillimin e funksionimit të inspektoriatit miratimi I të cilit është në procedure parlamentare, implementimi I ligjit në praktikë do të jetësohet për shkak të gjobave.  
 
“Aty duhet gjithsesi të vijnë ata të cilët e kanë në zemër këtë punë, sepse jo secili që ka mbaruar gjuhë dhe letërsi është I aftë të bëjë përkthim. Me qenë se tani çdo kush po mundohet të bëjë përkthime duke mos gjetur njeri adekuat që të bëjë një përkthim ashtu siq e kërkon gjuha shqipe me të gjitha normat, atëherë ato marrin njerëz të cilët nuk e njohin mirë. Do të funksiononte mekanizmi I inspektoriatit, kur ato do ti ndjekin të gjitha ato gabimet në të cilat hasin , dhe në bazë të ligjit që e kemi lexuar se do të ekzistojnë edhe sanksione. Kështu që vetëm atëherë mund të hiqen të gjitha ato gabime të cilat po e vrasin gjuhën tona amtare”, u shpreh profesori i gjuhës shqipe Avzi Mustafa.
 
Për profesorin Mustafa, brengos fakti  edhe mungesa e instituicionit për ti liçencuar lektorët. Jo secili që ka mbaruar gjuhën dhe letërsinë mund të jetë lektorë apo përkthyes profesionist. 
 
“Të gjithë ato kandidat të cilët dëshirojnë të konkurojnë, ato janë të obliguar që të kryejnë një trajnim 3 deri në 6 muaj, sepse tani e kemi edhe katedrën e gjuhës, ku ata do të mësojnë aty të gjitha ato shkathtësi të cilat I kërkon përkthimi, sepse përkthim nuk është vetëm ajo që flasish ti por duhet ti japës shpirtin gjuhës të cilën e flet”, theksoi Mustafa.
 
Mustafa u shpreh PRO sanksioneve  për institucionet të cilat nuk zbatojnë përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe,  por kundër  gabimeve të shumta gjuhësore të cilat po goditet gjuha shqipe, dhe vlera e sajë.
 
FITIM KRYEZIU