Maqedoni
Ligji për PTHP-në, Neziri: Palët duhet patjetër të arrijnë konsenzus
21.09.2019 14:01
Pushteti dhe opozita do të arrijnë të gjejnë “gjuhë të përbashkët” për ligjin për prokurorinë publike...

Ky është konstatimi i analistit politik Xhelal Neziri në interistën javore në TVM2, sipas të cilit, sa do të vështirë që mund të duken negociatat për momentin, grupet e punës do të arrijnë të sigurojnë dy të tretat e votave në Kuvend për të kaluar ligjin në fjalë.
“Unë mendoj se do të arrihet marrëveshje për shkak se edhe pushteti me gjithë lëshimet dhe gabimet në hapa është duke treguar një interes për përfshirjen e opozitës në këtë process por edhe opozita nëse shihet në periudhën e kaluar nuk ka qenë destruktive në kuptimin e bllokimit të proceseve që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE dhe NATO duke u nisur që nga votimi I ndryshimeve kushtetuese që kishin të bëjnë me marrëveshjen e Prespës e deri tek ligjet që kërkonin 2/3 e votave e që ishin me flamurin europian”, u shpreh analisti politik Xhelal Neziri.
Për Nezirin nuk ka dyshime se faji i gjithë partive politike është që nuk u vazhdua mandati i PSP-së, pasi të gjithë ata, sipas tij, kishin frigë nga drejtësia.
Por kjo nuk do të thotë se vendi nuk ka nevojë për ligjin e ri për prokurori publike. Neziri është i prerë. Sa më herët votohet ligji i PTHP-së aq më herët hapet rruga për të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në tetor.
“Mendoj se është e rëndësishme që ky ligj të kaloj me dy të tretat e votave pra për këtë ligj të votojë edhe opozita qoftë nëse nuk i përmbush pritjet e ekperteve ose të opinionit. Edhe nëse është ligji I keq më mire të ketë një ligj sesa mos të ketë fare. Ma mire të ketë një ligj I cili do të reflektoj një pjekuri politike duke u votuat me konsezus sesa të mos ketë ligj dhe të lihet një hapësirë që në tetor vendet skeptike të BE-së të thonë, Po edhe Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme të fillojë negociatat për anëtarësim”, theksoi Neziri.
Neziri thotë se njëkohësisht organet e hetuesisë duhet të vazhdojnë të luftojnë krimin dhe korrupsionin e lartë, duke u dënuar të gjithë ata që kanë shkelur ligjet, ndërsa politika të ndërpresë praktikën e të fshehurit prapa drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
REXHEP QAMILI
