Maqedoni

Grupet e punës: Ende nuk është caktuar data për takim; Nikollovski: drejtësi për secilin rast të PSP-së; Stoillkovski: Pushteti kundër arritjes së marrëveshjes

21.09.2019 16:11

Grupet e punës janë në kontakt të vazhdueshëm ndërkaq takim I rradhës pritet të caktohet pas dakordimit të ditës....

Grupet e punës janë në kontakt të vazhdueshëm ndërkaq takim I rradhës pritet të caktohet pas dakordimit të ditës, thonë nga ministria e drejtësisë.
 
Edhe anëtarët e grupit të punës të VMRO-së thonë se ende nuk është caktuar dita se kur do të takohen grupet e punës.
 
Ndërkohë që vazhdon përplasja nga selitë e dy partive më të mëdha maqedonase. LSDM konsideron se VMRO është në panic pasiqë s’ka kthim të lëndëve të cilat nga PSP u transferuan në Prokurorinë Shtetërore. Social demokratët kërkojnë drejtësi joseleketive në zbardhjen e rasteve. 
 
“Lëndët janë transferuar dhe ne fuqishëm qëndrojmë në pozicionin se drejtësia duhet të arrihet për çdo rast dhe për secilin në shtet. Gjitha rastet dhe gjitha hetimet nga gjitha këto që ishin në periudhën paraprake dhe tani janë marrë nga Prokuroria Shtetërore do të duhet të zbardhen deri në fund”, u shpreh sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski.
 
VMRO – DPMNE konsideron se pusheti pasi është ndeshur me skandale tani ka frikë për sjelljen e ligjit dhe reformave të cilat do të merreshin me korrupsionin. Nga partia e Mickovskit insistojnë në arritjen e ligjit sipas standardeve europiane.
 
“Pushteti frikohet nga përgjigja institucionale e Prokurorisë Publike, reformat të vërteta gjyqësore të cilat do të merren me korrupsionin e nivelit të lartë ku me sa duket janë të përfshirë sa më shumë funksionarë të pushtetit. Përderisa vazhdon frika tek ata, siç duket s’do arrihet marrëveshje, pasiqë VMRO-DPMNE  s’do tërhiqet nga arritja e ligjit të qëndrueshëm për Prokurorinë Publike të bazuar në parime dhe standarde ndërkombëtare”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
 
 Kryeministri Zaev dhe lideri I VMRO-së Mickovski presin arritjet e grupeve të punës dhe më pas të takohen.
 
Mickovski ka mohuar se opozita dëshiron që të emërojë shefin e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Edhe anëtarët e komisionit për zbatimin e strategjisë në gjyqësor porositën partitë se shefat e rokurorive publike ti zgjedh këshilli I prokurorëve publik.
 
MERAL ISMAILI