Maqedoni

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni dhe Kosovë

21.09.2019 16:29

Një tërmet prej 5.8 shkallë është regjistruar para pak çasteve në Detin Adriatik, në afërsi të Durrësit...

Tërmeti është ndje edhe në Maqedoni dhe  Kosovë.  Raportohet se në fshatin Helmes janë shembur disa banesa dhe dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë.

Mësohet se të plagosurit po sillen drejt spitalit në Tiranë. Banorët e Tiranës kanë regjistruar dëmet që la pas tërmeti 5.8 i shkallës Rihter.

Fasada e universitetit është shembur në tokë, fatmirësisht atje nuk ndodheshe askush dhe as studentët. Gurët dhe blloqe betoni janë shkëputur duke u rrëzuar.

Tërmeti i fuqishëm ka dëmtuar rëndë dhe një pallat në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Tani për tani nuk ka informata për viktima në njerëz.

Tërmeti ka zgjatur disa sekonda dhe ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët kanë lëshuar objektet e banimit menjëherë pasi kanë dëgjuar lëkundjet.

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë.