Maqedoni

“Higjiena komunale” pastron të gjitha komunat e Shkupit

21.09.2019 17:17

,,Higjiena Komunale” e qytetit te Shkupit, Me rastin e Ditës botërore të pastrimit ka filluar aksionin për pastrim në të gjitha komunat e Shkupit...

Gjatë ketij  aksionit do të bëhet larje manuale dhe makinerike në rrugët kryesore dhe shërbyese të qytetit, ndërsa njëkohësisht do të vendosen enë të veçanta në të cilat gjatë 4 diteve te ardheshme, qytetarët do të mund ta hedhin mbetjen e vëllimshme – mobiliet e vjetruara dhe mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike.
 
Sipas kryetarit të Qytetit te Shkupit Petre Shilegov në kuadër të ketij aksionit do të hiqen edhe grafitet fyese të cilat promovojnë gjuhën e urrejtjes, intolerancën fetare dhe etnike.
 
“Ne kuader te ketij aksioni do te mundohemi qe neper muret e qytetit ti largojme permbajtjet te cilat ftojn ne gjuhen e urejtjes dhe cilin do lloj te diskriminimit, kjo nuk don te thote se qyteti  eshte kunder artit urban te grafiteve , megjithate grafitet jan nje dimension tjeter ndersa porosite te cilat permbajne gjuhen e urejtjes jane nje gje tjeter”, u shpreh kryetari i Qytetit te Shkupit Petre Shilegov.
 
Drejtori i ,,Higjiena Komunale”, Abdusamed Shabani, bëri thirrje deri tek qytetaret  për ngritjen e vetëdijes publike te qytetarët e Shkupit për hedhjen e rregullt të mbeturinave.
 
“Më këtë rast do të doja edhe njëherë të bëj thirrje për ngritjen e vetëdijes publike te qytetarët e Shkupit për hedhjen e rregullt të mbetjes, sepse si Ndërmarrje çdo ditë përballemi me krijimin e deponive të egra nga mbetjet e vëllimshme dhe mbetjet nga ndërtimtaria, që drejtpërdrejtë e ndotin mjedisin tonë të jetës, ndërsa janë rezultat i pikërisht sjelljes dhe veprimit të pandërgjegjshëm me mbetjen”, theksoi Drejtori i ,,Higjiena Komunale”, Abdusamed Shabani. 
 
Sipas Drejtorit te ,,Higjienes Komunale Abdusamed Shabani, eko-patrulla, nga fillimi i vitit deri tash ka ndarë më shumë se 1000 procesverbale në terren për ata qytetarë të cilët janë gjetur duke shkelur Ligjin për Pastërti Publike
 
BESIM ABDULLAI