Maqedoni
VMRO – DPMNE akuzon Spasovskin për politizim të MPB-së
21.09.2019 18:34
VMRO – DPMNE akuzon se në Maqedoni sundon krimi, dhe Ministria e Brendshme është plotësisht e bllokuar...

VMRO – DPMNE akuzon se në Maqedoni sundon krimi, dhe Ministria e Brendshme është plotësisht e bllokuar për shkak të politizimit dhe udhëheqjes joprofesionale nga Ministri Oliver Spasovski.
Nga VMRO thonë se në vend që të respektojnë sistemin e karrierës dhe të stimulojnë profesionistët në ministri, policia është e politizuar dhe paralizuar plotësisht me kuadro afër Spasovskit.
“Gjorgji Kotevski është punësuar në Ministrinë e Brendshme si Këshilltar i Lartë i Policisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Me vendim të Spasovskit, Gjorgji Kotevski bëhet, jo më pak,e jo më shumë, një person i tretë në hierarkinë e Byrosë së Sigurisë Publike. Gjorgji Kotevski nuk ka as një ditë përvojë pune në polici, por për shkak të kësaj ai do të ketë mijëra nëpunës policor që kanë bërë karrierën e tyre në mënyrë të dhimbshme duke rrezikuar jetën e tyre çdo ditë. Kjo nuk është vetëm një tjetër punësim i zakonshëm i partisë, kjo është një lojë e plotë me sistemin dhe prishjen e tij të plotë”, theksoi Orce Gjeorgjievski nga VMRO- DPMNE.
