Vijon paniku e tmerri në Tiranë e Durrës, dy lëkundje të reja brenda pak minutave

22.09.2019 13:38

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Shqipëri...

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Shqipëri, duke mbajtur në ankth qytetarët e Tiranës dhe Durrësit.

Pas mesnatës ka patur disa lëvizje të forta të tokës dhe lëkundjet janë ndjerë më së shumti në qytetin e Durrësit.

Goditjet e tërmetit kanë qenë me fuqi më të ulët se në fillim, megjithatë nuk është dashur shumë që paniku të rritet.

Me batanije njerëzit kanë qëndruar jashtë, një pjesë e kanë kaluar natën duke fjetur nëpër makina.

Vetëm në orët e mëngjesit janë regjistruar disa lëkundje të forta, të cilat kanë shkaktuar sërish panik dhe tmerr te qytetarët.