I dërguari i posaçëm i Jemenit në OKB mirëpret vendimin e rebelëve për ndalim të sulmeve

22.09.2019 12:59

I dërguari i Posaçëm i Jemenit në Kombëtet e Bashkuara, Martin Griffiths....

I dërguari i Posaçëm i Jemenit në Kombëtet e Bashkuara, Martin Griffiths, tha të shtunën se deklarata e rebelëve Huthi që do të ndalin të gjitha sulmet ndaj Arabisë Saudite, do të ndihmonte në përfundimin e luftës së gjatë civile.

Griffiths tha se implementimi i një inciative të tillë nga Huthit “me mirëbesim do të dërgontë një mesazh të fuqishëm të dëshirës për t’i dhënë fund luftës”.

Në një deklaratë nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Griffiths tha se dëshiron një zgjidhje politike për t’i dhënë fund konfliktit.

Ai theksoi rëndësinë e mundësisë për të lëvizur përpara me të gjithë hapat e nevojshëm për të evituar dhnën, eskalimin e situatës dhe retorikës së panevojshme. Ndryshe, Riadi zyrtar tha se është duke shqyrtuar mundësinë për t’ju përgjigjur njoftimit të militantëve Huthi për ndalimin e të gjitha sulmeve kundër Arabisë Saudite.

Përkundër përgjegjësisë së marrë për sulmin nga militantët Huthi, SHBA-ja dhe Arabia Saudite kanë fajësuar Teheranin. Irani ka mohuar përfshirjen në sulm si dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret ndaj çdo agresori.