Bisedimet mes SAHK-ut dhe MASH-it, arsimtarët: Rritja e pagave stimulon mësuesin

22.09.2019 14:06

Punonjësit e arsimit me vëmendje po i ndjekin zhvillimet....

Punonjësit e arsimit me vëmendje po i ndjekin zhvillimet dhe bisedimet e fundit mes MASH-it dhe SASHK-ut sa i përket rritjes së pagave për mësimdhënësit,  madje shpresojnë për një epilog pozitiv i cili do të ishte conform kërkesave të tyre  për një rritje të pages deri në  25 përqind.

Ekipi i TVM2 qëndroi në Shkollat Fillore “7 Marsi” dhe “Liria”, ku mësuesimdhënësit e intervistuar  theksuan se është koha e fundit që institucionet të mendojnë për rritjen e pagave në sistemin arsmiorë, ku hë për hë, të njejtat vlerësohet të jenë më të ultat krahasuar me vendet e tjera të rajonit.  

Ata thonë se edhe përkundër pagave të ulta ,stërngarkimit  me punë administrative, mbushjen e ditarit elektronik, ditarit klasik  edhe më tej vazhdojnë të punojnë me përkushtim duke i qëndruar  besnik idealit dhe profesionit që ushtrojnë arsimimit dhe edukimit të brezave të rinj.

Është koha që për këtë të mendojnë institucionet dhe shoqëria në përgjithsi,se me të vërtetë profesioni i mësuesit është profesion i shenjtë duhet paguar për të pasur sa më shumë suksese në ngritejn e brezave të rinj të  një shoqërie” – u shpreh mësueska Fitore Qirezi.

“Edhe pse kemi paga të ulëta ne prap mundohemi për hirë të fëmijëve, për hir të gjeneratave të reja që do të jenë e ardhmja jonë. Sa i përket pagave ajo është një stimul për ne, edhe 25 përqindshin të na e japin ndoshta nuk do na i mbulojë harxhiemt personale që i kemi, por prap e kemi një shpresë” – deklaroi mësuesja, Zylfije Grainca.

Mësuesit kërkojnë që pagat të jenë në nivel,  që të stimulojnë dhe motivojnë edukimin e brezave të rinj.

“Puna e mësuesit nuk paguhet as me flori ndonjëherë, sado që jetë paga e madhe vlerësimi ndoshta nuk do të jetë aq sa meriton një mësues po uroj që të gjindet një rrugdalje se vërtetë në këto kushte të rënda ekonomike një mësues të ballafaqohet me probleme ekonomike është plus edhe një ngarkesë tjetër” – theksoi ndihmës drejtori, Nuri Rexhepi.

“Nuk kërkojmë aq sa ne meritojmë por një standard më të mire, kjo pagë e jona mund të barazohet edhe me një puntor të thjeshtë. Ai mund dhe shkollim i bërë sepse kemi menduar se do jemi të kënaqur me punën dhe pagat që do i marim” – tha mësuesja Metije Bekiri.

Për tu arritur cilësi në arsim nevoijtet edhe paga dinjitoze thonë mësuesit të cilët shpresojnë se deri në fund të muajit do arrihet që dy palët ti harmonizojnë qëndrimet për një marëveshje  lidhur me rritjen e pagave për punonjësit e arsimit. (Flutura Latifi, TVM2)