Zhvillimi i komunave, thithja e fondeve me administratë efikase
Administrata efikase rrit dukshëm nivelin e thithjes së fondeve....

Administrata efikase rrit dukshëm nivelin e thithjes së fondeve që jepen nga insitucionet e brendeshme dhe ato të huaja.
Sipas kryetarit të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu administratat komunale duhet të jenë shumë syhapur dhe duhet ndjekur trendet e reja të aplikimit apo thithjes së fondeve qoftë atyre të brendshme apo edhe të huaja, ndërsa thekson se për këtë rol të veçantë kanë edhe krerët e komunave.
“Komunat duhet më shumë ti ndjekin shpalljet, është e vërtetë se ka raste të seleksionimit pra nuk mund ta themi se nuk ka, 100 përqind nuk janë objekitve. Mirëpo po i ndjeke thirrjet do kesh sukses. Ne duhet që adminisitratën vetë si të parët e komunave ta orientojmë dhe ti japim hapisrë, unë si fajtor e vendos kryetarin e Komunës për shkak se vizioni i kryetarit të komunës është ai që i përckaton menaxhimin e brendshëm se si duhet administrata të orientohet” – tha Kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu.
Nga Komuna e Çairit theksojnë se për këtë qëllim në kuadër të institucionit kanë department të posaçëm që përcjell thirrjet publike për projkete të ndryshme.
“Në kuadër të komunës së Çairiti funksionon një department i veçant, bëhet fjalë për departamemntin për zhvillimin local ekonomik i cili në vazhdimësi i përcjell thirjet publike dhe aplikacionet të shpallura për projkete. Duhet potencuar se projkete të tilla ne kemi fituar deri më tani, duke potnecuar këtu edhe projektin me Bankën Botëtore për të cilin fituam Grant për renovimin e kalldërmës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, respektivisht përkujdesin për të ruajtur origjinalitetin e saj” – deklaroi zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla.
Mungesa e efikasitetit në këtë drejtim nga ana e administraës komunale ka hasur në kritika të shumta nga an e organizmave joqeveritare, por jo vetëm, OJQ-të madje kërkojnë më shumë cilësi edhe në aspekt të ofrimit të shërbimeve nga administrata për qytetarët në sportelet. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
