Biçikletat dhe përdorimi i tyre, Qytetarët: Mjet që ruan shëndetin dhe ambientin

22.09.2019 15:46

Shkupi është një qytet me ndotje të lartë të ajrit, që shkaktohet nga numri i madh i automjeteve....

Shkupi është një qytet me ndotje të lartë të ajrit, që shkaktohet nga numri i madh i automjeteve.

Nga ana tjetër kryeqendra e vendit ka pozitë të përshtatshme për përdorimin e biçikletës, prandaj shum qytetarë janë përdorues të biçikletës.

Ata thonë se biçikletën e përdorin qoftë për të shkuar në punë, apo për të kryer obligimet e ndryshme të përditshmërisë.

Por pengesë në qarkullimin e tyre paraqet mungesa e infrastrukturës në disa pjesë të qytetit.

“Biçikletën e shfyrtëzoj çdoherë, prej në rini e deri më tani çdoherë me biçikletë”.

“Unë jo, nuk  e përdor”.

“Jo, se nuk ka kushte për biçikletë, nuk ka vend për kalim”.

“Gjithmonë, për çdo ditë”.

“Aq më shumë që mundem, e përdor si për sport” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Përdorimi i biçikletave, qytetarët: Duhen më shumë rrugica për ngasësit e biçikletave

Qytetarët thonë se përveç që është më ekonomike, biçikleta  është e mirë edhe për shëndetin, andaj kërkojnë që të krijohen më shumë kushte për ngasësit e biçikletave pasi që shpesh herë  rrezikohen edhe nga veturat të cilat vozitësit nuk janë të kujdesshëm ndaj biçiklistëve.

“Nuk jam shumë i kënaqur se nuk ka shumë kujdes nga vozitësit, por në komunën tonë mungojnë edhe korsit, pasi unë jam i Çairit, duhet të punojnë në këtë aspekt shumë, se në atë mënyrë shumica e njërzve përdorin biçikletën dhe do të jenë më të sigurtë, sepse kjo është edhe për shëndet më e mirë edhe në aspekt ekonomik”.

“Tani  kushtet janë, por veturat i parkojnë, edhe taksistët aty parkohen, dhe ne me biçikleta s’kemi ka të kalojmë”.

“Kushtet nuk bëjnë hiq në këtë rajon, duhet më tepër me i rregullu rrugët se biçikleta është sport, shëndet”.

‘Tani ka pak kushte, më parë nuk kishte, por duhet ende më mirë, pasi që ka shumë lëvizje, momentalisht ka ndryshim, por duhet ende”.

“Biçikleta askujt si pengon, as udhëtarëve, as askujt”.

“Duhet të bëhen rrugët për biçikleta si në Gjermani, si në Francë, si në vendet tjera” – theksuan disa qytetarë tjerë që i intervistuam.

Marr parasyshë nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, jo vetëm në Shkup, por edhe në disa qytete tjera të vendit, dita ndërkombëtare pa automobila duhet të shërbejë si një motiv plus për qytetarët e vendit që të lënë automobilat e tyre dhe të përdorin biçikleta. (Gyltene Sinani, TVM2)