Ligji për prokurori publike, të hënën takohen grupet e punës
Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës nesër në kuvend do të takohen sërish...

Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës nesër në kuvend do të takohen sërish për të dakorduar ligjin për prokurori publike. Takimi do të zhvillohet dy javë pas takimit të pasukseshëm të liderëve të LSDM-së, Zoran Zaev dhe VMRO-së, Hristijan Mickovski.
LSDM: S’ka dakordim nëse VMRO ka qëndrime ndryshe
Nga LSDM thonë se shteti dhe rendi ligjor janë prioritet dhe janë të gatshëm për bisedime për gjitha propozimet e opozitës.
“Optimizmi në LSDM gjithmonë bazohet në faktin se po luftojmë për një shtet ligjor dhe të ruajmë rendin ligjor. Nëse edhe VMRO-DPMNE është në vijën e njëjtë sikurse ne, atëherë presim që grupet e punës s’do kenë problem dhe do të dakordohen për një ligj që do të luftojë krimin dhe korrupsionin. Nëse kanë qëndrime ndryshe nga pozicionet tona, atëherë s’do ketë kurfarë përparimi.” – tha Sanja Llukarevska nga LSDM.
VMRO: LSDM nuk është për gjetjen e zgjidhjes
Nga VMRO-DPMNE thonë se pushteti nuk është për zgjidhje pasiqë dëshiron të mbrojë funksionarë që janë të përfshirë në skandale korruptive. Partia e Mickovskit s’heq dorë nga tre parimet për respektimin e të drejtave të njeriut dhe dokumenteve ndërkombëtare për rregullimin e sferës së prokurorisë publike.
“Ne po dëgjojmë porositë e pushtetit se nuk është e interesuar për zgjidhje të shpejtë që do të kontribuojë në menaxhimin e krimit dhe korrupsionin e lartë ku është e përfshirë mafia shtetërore. Gjithçka varet nga vullneti i tyre, ata e kanë shumicën në parlament.” – u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
Xhaferi: S’ka sinjal për përafrim të qëndrimeve
Kryeparlamentari Talat Xhaferi në një intervsitë për radion Europa e Lirë ka deklaruar se s’ka sinjale për qëndrimeve të partive politike dhe vazhdimin e seancës do ta caktojë pasi të marrë raportin nga komisioni për çështje europiane.
“Kjo çështje nuk është punë e kryeparlamentarit dhe kuvendi të parashikojë se si do të ecë procesi. Ecuria po shihet, pozicionet e palëve janë të kundërta dhe s’ka sinjal se po përafrohen.” – deklaroi Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.
Propozim ligji për prokurori publike është në lexim të dytë, për debat ka edhe një ditë. Nga 51 amendamentet e dorëzuara, janë pranuar 10, të natyrës teknike. (Meral Ismaili, TVM2)
