Termeti në Shqipëri, Koçi: Mbi 300 lëkundje, vijojnë edhe për një muaj

22.09.2019 18:21

Situata në Shqipëri vijon ende të jetë problematike...

Situata në Shqipëri vijon ende të jetë problematike, pas tërmetit të pasdites së djeshme, me magnitudë 7.5 ballë. Sizmologët thonë se në 24 orë janë shënuar më shumë se 320 lëkundje të tjera sizmike, ndërsa pritet që të vijojnë edhe për një muaj.

Banorët: Kemi frikë të kthehemi në banesa

Banorët e zonës së Durrësit dhe të Tiranës shprehen të traumatizuar për tërmetin që shqipëria nuk e kishte parë prej 40 vitesh. Shumë prej tyre e kanë kaluar natën jashtë dhe shprehen se kanë frikë të rikthehen në banesa.

Rama: Të evidentohen të gjitha dëmet

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot shtabin e Emergjencave dhe deputetët e tij, të cilëve u kërkoi që të takojnë cdo person të prekur nga tërmeti dhe të evidentojnë të gjitha dëmet.

Zona më e prekur ka qenë Durrësi, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit. Stadiumi i qytetit është kthyer në qendër protëse për personat e prekur, ndërsa qendra pritëse janë hapur edhe në Tiranë. (Luljeta Ndoka, TVM2)