U braktisën nga babai, 4 jetimët kanë nevojë për ndihmë 071 629 059
Kur sheh në sy femijet i kujtohet bashkëshorti dhe dhimbja i shtohet...

Kur sheh në sy femijet i kujtohet bashkëshorti dhe dhimbja i shtohet sepse ai i braktisi kater femijet dhe te shoqen 12 vite me pare. Po kalon nje jet te vështirë, mbase më e vështirë nga ç’mund të përballohet.
Historia e trishtë e kësaj nëne ka prekur shumë zemra qe kane pasur rast ta njohin nga afer.
Zyrafete Murtezani edhe pse akoma e re ne moshe , rrudhat ne fytyre tregojne jeten neper te cilet eshte duke kaluar.
Eshte treguar heroinë sepse per 12 vite me rradhe rriti e vetme femijete e saj. Kjo zonje jeton në lagjen Gazibab te Shkupit, ne nje shtepi ku nuk ploteson asnje kushte per jetes. Nuk ka as tualet, as edhe banjo me kushte normale per tu lare, por pamundësia për të pasur një strehëz më të mirë ata janë të detyruar të jetojnë ne kete shtepi, qe fatmirishte i ka mbetur nga babai i saj.
Të rrisësh fëmijët e vetme, ne kohën e sotme është sakrificë, ajo që unë kam bërë gjithnjë është se i jam përveshur punës, ndaj dhe punoj, por ne dite nuk mar me shume se 250 denare dhe me kete nuk arij as te ushqej me buk femijet e lere me te bej ndonje pages te rrymes apo ujit.
“Si ja dalim, shume veshtire, keshtu me ndihma kush me ka sjell, me vitra me zeqat, me ato kemi jetu, pa pune pa asgje, shkoj punoj ne fure per 250 denare, cka jane nuk na dalin, jetesa don, rryma pa pagujte qe kater vite, pse sepse nuk kam” – tha Zyrafete Murtezani.
Ata po mbesin gjallë vetëm nga vitrat dhe ndihmat që mund t’ua dërgojë dikush. Zyrafetja vetë, here ushqtehete e her jo, vetem e vetem qe femijet e saj mos te mbesin pa ngren, por kjo jo qe nuk ju ka ndodhur, sic tregon ajo madje edhe disa here jane shtrire per te flejtur me barkun bosh.
“Ka ndodh tre apo kater dite kemi mbet pa buk, pa asgje, kemi duru cfare te bejm” – thotë Zyrafetja.
Shiu gjatë natës pikon nga tavani i dëmtuar mbi trupat e tyre, fëmijët jetimë flenë në sfungjer të vendosur mbi dyshemenë, dritaret dhe dyert nuk e ndalin as të ftohtin dhe as ujin, ata i kane frike ardhjes se dimrit, dhe as qe kane mundesi te pergaditen me ndonje turshi eventuale.
“Kerkesa ime eshte qe kush ka mundesi me me ndihmuar mire eshte, por secili i di mundesit e veta, shtepia eshte katastrof, dritaret e thyera, dyert e thyera, eshte duke u rrezuar” – shprehet zonja Zyrafete Murtezani.
Dua thjesht një dhomë për fëmijët e mi. Asgjë më shumë. Unë u rrita vetë këtu në këtë gjëndje, në këtë shtëpi, por fal babait tim nuk jemi ne rruge por shpresa vdes e fundit, lutuem shumë qe edhe jeta e femijeve te mi te ndryshoj, sepse e shoh se edhe ata nuk kane vullnet per jet,shpresoj qe njerzit human te bejne dicka pe ne sepse sic shprehet ajo e kemi humbur busellen. (Hamide Ibrahimi, TVM2)
