Amerikanët shërbejnë si volunter në RMV, shpërndajnë njohuri në shkolla dhe organizata
57 shtetas amerikan kane ardhur ne Maqedonine e Veriut...

57 shtetas amerikan kane ardhur ne Maqedonine e Veriut per te sherbyer si volenter ne korpusin e paqes. Ata do ta shperndajne diturne dhe pervojat e tyre neper shkolla dhe organizata te ndryshme ne vend.
“Duhet te them se ketu jam 3 vite dhe cdo vit me shume Amerikan jane te inbteresuar per te sherbyer ne Maqedonine e veriut ne korpusin e paqes. Kjo eshte per shkak te bukurive te ketij vendi dhe mikpritjes se banoreve, per cdo vend per volenter kishte nga 9 kandidate, dhe keto jane volenteret me te menqur dhe me te mire te cilet kane ardhur ketu” – u shpreh Drejtori i korpusit te Paqes ne RMV, Mark Hanafin.
Gjate qendrimit te tyre 2 vjecare ne Maqedonine e Veriut, ata do te angazhohen si arsimtarete te gjuhes angleze neper shkolla, si defektolog neper qendrat ditore, per personat me nevoja te vecanta si dhe ne sferen e zhvillimit te bashkesive neper organizata joqeveritare dhe komuna.
“Une jam Selma, profesore e gjuhes angleze dhe jetoj ne Gjevgjeli dhe e dua Maqedonine shume”.
“Une jam Aleksi, dhe jam volenter ne Maqedoni, punoj me te rinjte dhe mendoj se te rinjte ne Maqedoni jane me te miret” - thanë disa nga volonterët e intervistuar nga TVM2.
Ky eshte grupi i 24 i volentereve te cilet do te jetojne neper fshatra dhe qytete ne Maqedonine e Veriut. Korpusi i paqes eshte organizate qeveritare e SHBA-ve e cila i realizon programet e veta ne partneritet me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, te vetqeverisjes lokale dhe ministrine e punes Sociale.
“Gjithnjë kam dashur te sherbej ne korpusin e paqes dhe kjo eshte mundesi e bukur per te tvizituar vende te ndryshme si dhe per tu ndihmuar njerezve”.
“Ky vend eshte me nje histori te pasur dhe eshte nje vend ku ndodhin shumë pune te mira dhe pozitive, dhe une du ate jem pjes e kesaj”
“Isha shum e interesuar per historine e pasur te Maqedonise se Veriut dhe bukurite e ketij vendi. Kam degjuar shume per njerezit ketu dhe dua te degjoj edhe me shume” – thanë disa nga volonterët tjerë amerikan në vendin tonë.
Gjate tre muajve te ardheshem do ti mesojne gjuhet lokale dhe do te njoftohen me kulturen ne Maqedonine e Veriut, ndersa sherbimin e tyre do ta fillojne ne muajin dhjetore. (Besim Abdullahu, TVM2)
