Maqedoni
Parashikimi i motit
23.09.2019 09:04
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu në mesditë dhe pasdite...

Prej sot fillon vjeshta në hemisferën veriore dhe njëkohësisht në hemisferën jugore fillon pranvera.
Në ditën e parë të vjeshtës, Dielli në Shkup lind në orën 06:20 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 18:32 minuta. Dita do të zgjasë 12 orë e 2 minuta.
Moti për sot do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu në mesditë dhe pasdite. Reshjet e shiut do të intesifikohen gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të ditës së martë me stuhi dhe shkarkesa elektrike.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri më 13 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 22 deri më 29 gradë celsius.
