Maqedoni

Rasti “Zhvatja”, Jovanovski dëshmon sot para Ruskoskës

23.09.2019 09:59

I dyshuari i parë për rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski, sot do të merret në pyetje në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit....

Kjo është deklarata e dytë e Jovanovskit, që aktualisht gjendet në paraburgim në Burgun e Shutkës. Më 15 korrik, ai u mor në pyetje në Prokurori së bashku me të dyshuarin e dytë, Zoran Milevskin. Të martën në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, do të duhet të dëshmojë edhe ish-kryeprokurorja speciale, Katica Javneva, e cila gjithashtu gjendet në paraburgim si e dyshuara e tretë në këtë rast.
 
Në periudhën e fundit lidhur me këtë rast, në Prokurori dëshmuan biznesmeni, Siljan Micevski, moderatorja, Lila Filipovska, dhe deputetët, Frosina Remenski dhe Aleksandar Kiracovski, si dhe kryetarja e Kuvendit të Lidhjes ndërkombëtare, Agapi Dika, dhe biznesmeni, Zoran Azmanov.