Botë
Shqipëri, vazhdojnë dridhjet, edhe dy tërmete pas mesnate
23.09.2019 11:00
Dy tërmete të tjera janë regjistruar në Shqipëri pas mesnatës...

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmetet janë regjistruar në Patok dhe në detin Adriatik. Tërmeti i parë, në Patok, ka qenë me magnitutë 2.6 ballë në thellësi 24 km.
Ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar në orën 02:27, në detin Adriatik. Magnituta ka qenë 2.7 dhe thellësia 16 km. Bazuar edhe në raportimet e IGJEUM-së, nuk janë regjistruar lëkundje të tjera toke mëngjesin e sotëm.
