Botë
Pakistan, përplaset autobusi me pasagjerë, mbi 20 të vdekur
23.09.2019 11:31
Më shumë se 20 njerëz humbën jetën nga përplasja e një autobusi pasagjerësh në një rrugë malore në Pakistanin veriperëndimor...

Zëdhënës të qeverisë thonë se në mesin e 26 të vdekurve, ishin anëtarë të ushtrisë së Pakistanit. Dhjetëra njerëz u lënduan dhe u transferuan në një spital lokal në një helikopter. Sipas AFP-së, gjashtë fëmijë ishin mes të vdekurve dhe 6 nga të lënduarit janë në gjendje kritike.
Autobusi po udhëtonte nga qyteti Skardu, përmes rrugës në Gilgit-Baltistan, ku ndodhen disa prej majave më të larta në botë. Muajin e kaluar, një autobus i shpejtë ra nga një rrugë malore në një lumë në veri-perëndim të Pakistanit, duke lënë të vdekur 24 persona.
