Botë
Zgjedhjet në Izrael, arabët diktojnë qeverinë e re pa Netanjahun
23.09.2019 12:03
Partitë politike arabe në Izrael, e kanë bërë një përjashtim të rrallë, duke i ofruar përkrahje ish-ushtarakut, Benny Gantz...

Partitë politike arabe në Izrael, e kanë bërë një përjashtim të rrallë, duke i ofruar përkrahje ish-ushtarakut, Benny Gantz, për kryeministër, në përpjekje për ta rrëzuar nga pushteti kryeministrin e deritashëm, Benjamin Netanyahu.
Në zgjedhjet e javës së kaluar, Netanjahu kishte vota më pak se Gantz, dhe tani që të dy po përpiqen të ndërtojnë një koalicion qeverisës. Lista e Përbashkët, blloku i partive arabe që fituan në vendin e tretë, thonë se dëshirojnë ta heqin Netanyahun nga pushteti.
Kjo është hera e parë që nga viti 1992 që një grup politik arab ka treguar miratim për kryeministrin. Këto janë zgjedhjet e dyta të përgjithshme të Izraelit këtë vit. Të parat, që u mbajtën në prill, nuk rezultuan me formimin e një qeverie dhe u ripërsëritën pas më pak se 6 muaj.
