Maqedoni
Negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë, Mogerini: Janë negociata kyçe edhe për BE-në
23.09.2019 13:09
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, mbrëmë u takua me kryeministrat dhe ministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor....

Në darkën, e mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u bisedua për perspektivën evropiane të rajonit dhe për avancimin e arritur deri më tani. Mogherini shprehu mbështetje për hapjen e negociatave inkuadruese të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, duke nënvizuar se, ky vendim është kyç jo vetëm për dy vendet e cenueshme, por për tërë rajonin dhe për BE-në.
“Të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor e konfirmuan angazhimin e tyre të fuqishëm për perspektivën e BE-së, duke theksuar se puna reformuese vazhdon, si edhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”,- thuhet në kumtesën e kabinetit të Mogerinit.
Të pranishmit u pajtuan edhe se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdojnë dhe të arrihet marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja palëve.
