New York-u merr “Miss America” për herë të tretë radhazi
15.09.2014 16:32
Për herë të tretë radhazi, një bukuroshe nga New York" ka rrëmbyer titullin e "Miss America" në konkursin e përvitshëm të bukurisë....

Fituesja është Kira Kazantsev, e cila ka vënë kurorën në "Atlantic City's Boardwalk Hall" në Nju Xhersi.
Në finalen emocionuese të transmetuar "live" për audiencën prej miliona amerikanësh, 23-vjeçarja arriti të triumfojë kundrejt "Miss Virgina", Page Garret, e shpallur si shoqëruesja e parë.
Natyrisht, Kira s'i ka mbajtur dot lotët, përpara se t'i vendosej kurorë në kokë nga fituesja e vitit të kaluar, Nina Davuluri.
Ky edicion i 88-të i "Miss America" u shoqëruar nga disa ‘mini-show’, ku konkurrentet treguan veten, si një p.sh. një sesion "fitness"-i dhe një konkurs talentesh.
