Maqedoni
LSDM: Me paratë e Kamçevit VMRO financoi fushatën
23.09.2019 16:31
Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë edhe një herë ka pyet VMRO-DPMNE-në dhe liderin e tyre, Hristian Mickovski...

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë edhe një herë ka pyet VMRO-DPMNE-në dhe liderin e tyre, Hristian Mickovski, se cili është linku që lidh Mickovskin – VMRO-në dhe Orce Kamçevin. Sipas partisë në pushtet, shumë mjete të biznesmenit Kamçev dyshohet se kanë përfunduar tek Mickovski dhe VMRO-DPMNE-ja, të cilat kanë përdorur si arsyetim financimin e fushatës zgjedhore në zgjedhjet e fundit presidenciale.
“5 ditë heshtje nga ana e VMRO-DPMNE-së, po largohen nga përgjigjet, largohen nga opinioni dhe nuk japim përgjigje se a është e vërtetë se Orce Kamçev ka financuar kampanjën zgjedhore të VMRO-DPMNE-së. Nuk ka përgjigje as për atë se a thua vallë të gjitha donacionet për kampanjën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet presidenciale janë të notuara në raportin financiar. Heshtja e Mickovskit tregon mjaft, çka po fsheh Mickovski rreth fushatës së fundit zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, a janë ato linku me Orce Kamçevin, donacionet e tij, apo roli i tij në lëndën “Zhvatja””,- u shpreh deputeti i LSDM-së, Konstandin Konstandinov.
VMRO-DPMNE: Po përpiqeni të minimizoni rastin “Zhvatja”
Por, nga VMRO-DPMNE kundërpërgjigjen se krimi dhe korrupsioni është i qartë se po lulëzon tek LSDM, e cila vetëm për një kohë të shkurtë në Qeveri ka treguar se të vetmet gjëra të cilat i bëjnë me zgjuarsi janë krimi dhe korrupsioni.
“Afera “Zhvatja 2”, e cila tani po shfaqet në opinion, po has në përpjekje nga ana e Qeverisë për ta minimizuar atë. Rasti “Zhvatja” është vetëm kulmi i gjithë krimeve dhe korrupsioneve të cilat po ndodhin në Maqedoni, që kur në krye të vendit është Zoran Zaev. Për tre vite nuk ka biznes i cili nuk është zhvatur. Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Raskovski është ende i lirë, ndërsa dyshohet se ka kryer një krim prej 1.8 milion eurosh. Nuk ka asnjë hetim mbi ndarjen e diskutueshme të parave përmes Fondit të Inovacionit. Vazhdimisht po dalin në sipërfaqe disa krime të reja, sepse këtu krim po bën secili funksionar i Qeverisë”,- u tha nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE njëherit kërkuan nga Zaev dhe shumica parlamentare zgjedhje të parakohshme.
FITIM KRYEZIU
