Maqedoni
Rasti "Zhvatja", Ruskoska mbaron hetimin, Boki 13 nuk dëshmon
23.09.2019 16:42
Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në krye me prokuroren, Villma Ruskoska...

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në krye me prokuroren, Villma Ruskoska, që proceson rastin "Zhvatja", njoftoi se ka përfunduar hetimi për të dyshuarit në këtë rast. I dyshuari, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, që ishte ftuar të dëshmojë në prokurori, refuzoi të bëjë një gjë të tillë me arsyetimin se nuk është i njoftuar me dëshmitë që posedon prokuroria kundër tij. Avokati mbrojtës i të dyshuarit, Sasho Dukovski, njoftoi se ftesa për marrje në pyetje, në të njëjtën ditë me dorëzimin e lajmërimit se ka përfunduar hetimi, akoma pa u shqyrtuar dëshmitë është në kundërshtim me ligjin dhe praktikën e gjykatës evropiane në Strasburg.
“Nuk është në rregull që në momentin e njëjtë kur ju nuk e keni idenë se për çfarë dëshmie akuzoheni, cilat janë bazat e dyshimit dhe dëshmitë kundër jush, të u jepet njoftim për hetim të mbaruar. Ky njoftim mban datën e sotme dhe kjo në historinë e gjyqësorit të Maqedonisë nuk ka ndodhur, që të njëjtën ditë të miratohet njoftim për hetim të mbaruar dhe të kërkohet që të jepet deklaratë si i dyshuar. Në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg, ndërsa ajo është implementuar edhe në Ligjin për Procedurë Penale tek ne, i akuzuari duhet menjëherë të njoftohet për bazat e dyshimit dhe dëshmitë kundër tij”,- deklaroi avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.
Dukovski: Mbyllja e hetimit është joligjore
Dukovski thotë se nuk e di nëse do të ketë aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, por që në ditët e ardhshme do të kenë qasje tek dëshmitë.
“Në këto 15 ditë, pasi që hetimi sipas Prokurorisë ka mbaruar, duhet t’i shohim dëshmitë e më pas të merremi vesh për deklaratë. Kjo është e pakuptimtë dhe një precedent juridik. Nuk shohim ne një top të kristaltë për të ditur se cilat janë dëshmitë”,- theksoi avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.
Avokati Dukovski njëherit alarmoi për gjendjen e vështirë shëndetësore të klientit të tij për të cilën tha se është e rrezikshme për jetë. Që kur është hapur hetimi, Ruskoska ka marrë në pyetje biznesmenë, prokurorë të PSP-së, politikanë, si dhe persona në funksion në Asociacionin Ndërkombëtar të BOKI 13.
Nesër, në dëshmi është ftuar ish prokurorja speciale, Katica Janeva.
FLORIJE BELULI KAMBERI
