Kulturë
Manifestimi “Vala e re kulturore”, Kastrati i pakënaqur me Ministrinë e Kulturës: Projekti im u vlerësua me vetëm 1500 euro. Ministria e Kulturës: Të pakënaqurit kanë mundësi të ankohen
23.09.2019 17:01
Kompozitori, Artan Kastrati, shprehet i pakënaqur me rezultatet e manifestimit “Vala e re kulturore”, që janë publikuar të premten...

Ai thotë se ka projekte që janë vlerësuar prej 10 mijë euro, ndërsa projekti i tij vlerësohet me 1500 euro nga Komisioni i Ministrisë së Kulturës.
“Si emër i madh kompozitor në Ballkan me vlerësuan 1500 euro Ministria e Kulturës për projektin tim. Kur pashë që mbi mua ka shumë e shumë persona që janë shpërblyer ku projektet e tyre kanë kaluar me 10 mijë euro, janë persona të cilët në jetën e vet as 6 këngë nuk i kanë realizuar. Në Ministrinë e Kulturës është ndërvlerësim për mua që unë të shkoj atje t’i njoftoj që kam dorëzuar projekt dhe ata mua të më japin kushte, ne do ta kalojmë projektin, por t’i duhesh të na japësh 50% nga fitimi”,- u shpreh kompozitori, Artan Kastrati.
Nga Ministria e Kulturës thonë se aplikuesit e pakënaqur gëzojnë të drejtën ligjore për t’u ankuar.
“Ne e kemi të qarte se ka artistë dhe subjekte të pakënaqur, Ministria e Kulturës me këtë konkurs mbështet vetëm pjesërisht, ndërsa pjesën tjetër ata duhet ta gjejnë nëpërmjet pushtetit lokal, sponsorëve mjeteve vetiake. Çdo ankesë, çdo i pakënaqur në vendim ju shënon se kanë të drejtë ligjore prej një afat 15 ditësh deri te Ministria e Kulturës, ku me një elaborim më të detajuar pse janë dëmtuar sipas tyre ta shpjegojnë këtë situatë dhe komisioni do t’i marrë në rishqyrtim dhe do t’i rivlerësojë”,- theksoi Faton FazliU nga Ministria e Kulturës.
Nga Ministria e Kulturës informojnë se në konkurs kanë arritur 456 fletëparaqitje, ndërsa janë mbështetur 154 projekte në të gjitha fushat e krijimit artistik: Ekspozita të pavarura dhe grupore, koncerte solo, kamertale, simfonike dhe folklorike, koncerte rok dhe xhaz, shfaqje teatrale dhe projeksione filmike dhe aktivitete të tjera.
REJHANE BUSHI METAJ
