Ligji për PP-në, ka vullnet por jo zgjidhje kompromisi
Grupet punese për harmonizimin e projektligjit për Prokurori Publike, sërish pa marrëveshje....

Grupet punese për harmonizimin e projektligjit për Prokurori Publike, sërish pa marrëveshje.
Të dyja palët deklarativisht tregojnë gatishmëri për bashkëpunim dhe kompromis si përcaktimin për një ligj sipas normave evropiane, por rezultati sërish mungon. Ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska, fajësoi opozitën për zvarritjen e negociatave.
“Në jetë, jam më shumë realiste se sa optimiste, kështu që marrë parasysh se me kë po negociojmë, nuk mund të them se jam optimist, por ne do të bëjmë çmos që ligji të ketë standarde dhe do të tregojmë vullnet të mirë që atje ku ka mundësi të bëjmë lëshime”,- tha ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.
Përgjegjësia për dështime në miratimin e ligjeve i bie pushtetit, u përgjigj përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, i cili akuzoi Deskoskën si përgjegjëse për mossuksesin në negociata.
VMRO mbetet në kërkesën që ajo të propozojë kryeprokurorin që do të drejtojë Prokurorinë për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të lartë ose të propozojë kryeprokurorin publik, që, sipas tyre, ka qenë prometim elektoral i kryeministrit Zaev.
“Mund të bëjmë lëshime deri sa të mund të konsiderojmë se kemi përfshirje thelbësore të opozitës në delegimin e një njeriu me standarde të larta, i cili do të mund të kënaq kriteret evropiane për kryeprokuror”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
Takimi i grupit punues zgjati rreth 30 minuta. Palët kanë konsideruar se ende kanë shumë dallime rreth konkluzave të takimit Zaev – Mickovski. Javën e kaluar, pushteti i ka dërguar opozitës një koncept tjetër rreth projekt-ligjit. Edhe opozita i është përgjigjur me variantin e saj. Pritet që palët të takohen sërish brenda javës. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
