Maqedoni
OEM: Industria e qumështit përballet me probleme
23.09.2019 17:57
Industria e qumështit përballet me një numër problemesh...

Prodhimi i brendshëm është në rënie, fermerët e vegjël po përpiqen të mbijetojnë, ka probleme me ruajtjen joadekuate të produkteve që rrezikojnë sigurinë e tyre. Kjo i ka lënë hapësirë rritjes së importit, thonë nga Oda Ekonomike.
“Në të njëjtën periudhë të vitit 2006 dhe 2007, kur kemi importuar 22.6 milion litra, vitin e kaluar kemi përfunduar importimin e 36.5 milion litrave, që është praktikisht një rritje prej 50%”,- theksoi Vasko Ristovski nga OEM.
Qumështi dhe produktet e qumështit duhet të ruhen prej 2 deri në 8 gradë celsius, por i ashtuquajturi zinxhir i ftohtë duhet respektuar gjithmonë duke filluar nga fermat dhe duke vazhduar me transportuesit dhe tregtarët.
“Me ndërprerjen e zinxhirit të ftohtë shkurtohet afati i produktit dhe ndikon në cilësinë e tij. Kjo është arsyeja pse qëllimi ynë në këtë fushatë janë tregtarët, konsumatorët, prodhuesit dhe prodhuesit e drejtpërdrejtë të qumështit”,- u shpreh kryetari i grupit, Gjorgi Petrushev.
Shumica e ankesave të blerësve janë për modifikim, për afat kohor jo të sigurt, si dhe shitjen e produkteve jo të vakumuara, prandaj këtyre ditëve do të fillojë fushata për mbajtjen e produkteve të qumështit.
SEDAT SELIMI
