Prokuroria për krim të organizuar, sërish ftohet për të dëshmuar Katica Janeva

24.09.2019 10:02

E dyshuara e tretë e rastit “Reket”, Katica Janeva....

Në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot përsëri është ftuar e dyshuara e tretë në rastin “Reket”, ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva e cila është në paraburgim në Burgun e Shutkës.

Pas analizës së përgjithshme të materialeve të mbledhura, Prokuroria dje njoftoi se prokurori publik i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që vepron në lëndën “Reket”, e ka përfunduar  procedurën hetimore për personat e dyshuar.

Ata kanë afat prej 15 ditëve që t’i shohin provat dhe kanë të drejtë të propozojnë prova në dobi të të dyshuarve.

“Njëkohësisht, Prokuroria thekson se dëshmia e personit të dyshuar nuk është veprim procesual, që nënkupton se mbrojtja, gjegjësisht dëshmi, mund të jepet edhe në afatin e caktuar kohor kur kryhet ekspertizë të provave. Gjatë ditës së ardhshme do të ftohet edhe e dyshuara e tretë, e cila njëkohësisht do të informohet edhe për mbarimin e procedurës hetimore”, thonë nga Prokuroria.

I dyshuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski (Boki 13), dje nuk ka dhënë dëshmi përpara prokurores Villma Ruskovska, pasi që nuk i është mundësuar që t’i shohë provat kundër tij.