Nju-Jork, pritet takimi i parë Zaev-Micotakis

24.09.2019 11:50

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev....

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili e udhëheq delegacionin qeveritar në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork, sot pritet të takoj kryeministrin grek, Korijakos Micotakis.

Ky do të jetë takim i parë i dy kryeministrave pasi Kirjakos Micotakis fitoi në zgjedhjet që u mbajtën në fillim të korrikut në Greqi.

Në agjendën e kryeministrit Zaev është paraparë edhe takim zyrtar me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, si dhe pjesëmarrje në pritjen me ftesë të presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe bashkëshortes me rastin e mbajtjes së Asamblesë së 74-të të përgjithshme të KB-së.

Fjalimi zyrtar i kryeministrit Zaev në Asamblenë e përgjithshme të KB-së është paraparë për të shtunën në sesionin e paraditës.