Shqipëri, regjistrohet një tërmet i ri
24.09.2019 12:21
Mëngjesi i sotëm janë rikthyer lëkundjet e tokës në Shqipëri....

Mëngjesi i sotëm janë rikthyer lëkundjet e tokës në Shqipëri. Një tërmet me magnitutë 3.4 dhe thellësi 2 km është regjistruar në orën 07:22 minuta.
Epiqendra ka qenë 1 km në perëndim të Vorës, shumë pranë me Tiranën. Lëkundjet janë ndjerë në Vlorë, Tiranë, Durrës dhe zonat e tjera përreth.
Të shtunën në Shqipëri ndodhi një tërmet me magnitudë prej 5.8 ballësh që shkaktoi dëme të konsiderueshme.
Sizmologët thonë se pas këtij tërmeti janë regjistruar më shumë se 400 paslëkundje. Sipas tyre, nuk ka vend për panik.
Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës ka ngritur disa grupe pune në të gjitha qarqet, për verifikimin e dëmeve me qëllim rikuperimin e tyre.
