Deklarimet e Verusheskit, Gruevski në FB: Shpërtheu “bomba”, pushtetin e morën me montime

24.09.2019 14:57

Ish kryeministri, Nikolla Gruevski, përsëri është deklaruar përmes rrjetit social Facebook....

Ish kryeministri, Nikolla Gruevski, përsëri është deklaruar përmes rrjetit social Facebook lidhur me përgjimet, një status që merr shkas dëshminë e ish kundërzbuluesit, Zoran Verusheski, në lëndën “Target – Fortesa”, se “bombat” e opozitës kanë pësuar modifikime para se të publikoheshin.

“Ngadalë por sigurt, e vërteta po del në shesh. Kur u publikuan përgjimet në vitin 2015, theksuam se nuk janë të vërteta dhe të plota dhe se ishin bërë intervenime. Mediat, gazetarët, analistët dhe gjithë ata që na urrenin, u bënë bashkë me LSDM-në dhe nisën talljen me frazën “të ngjitura e të montuara””,- shkruan mes tjerash ish kryeministri azilant.

Ish kundërzbuluesi Verushevski, në dëshminë e tij tha se materialet e përgjuara janë dërguar në LSDM që në 2010, kur në krye të partitë ishte Branko Cërvenkovski dhe pasardhësi i tij, Zaev, vendosi t’i bëjë publike 5 vjet më vonë.

Ish presidenti Cërvenkovski nuk ka dashur të komentojë këto deklarime.