Vazhdojnë dridhjet e tokës, tërmet 5.6 ballë në Kretë, 4.7 ballë në Stamboll

24.09.2019 15:32

Një tërmet me magnitudtë 5.6 Rihter ka tronditur rajonin e Kretës në Greqi....

Një tërmet me magnitudtë 5.6 Rihter ka tronditur rajonin e Kretës në Greqi.

Tërmeti ka rënë rreth orës 09:50 dhe Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare njofton se epiqendra ka qenë në det në jug-lindje të ishullit në një thellësi 20 kilometra.

Raportohet gjithashtu se një tërmet i shkallës 4.7 Rihter ka rënë në rajonin perëndimor të Turqisë, 64 kilometra në perëndim të Stambollit. Nuk ka raportime për dëme në njerëz dhe ndërtesa.