Botë

Gjykata në Britani: Pezullimi i parlamentit, veprim i paligjshëm

24.09.2019 16:05

Vendimi i kryeministrit britanik, Boris Johnson, për të pezulluar për 5 javë punën e parlamentit, ishte veprim i paligjshëm...

Ky është vendimi I prerë I Gjykatës Supreme në Britaninë e Madhe. Supremja sqaron se është e paligjshme të ndalosh parlamentin të kryejë detyrat e tij.

11 gjyqtarët vendosën njëzëri se vendimi për pezullimin e parlamentit ishte i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt.

Pas këtij vendimi, i takon kryetarit të parlamentit, John Bercou, të vendos për hapat e mëtejshëm.

Ky i fundit përshëndeti vendimin dhe tha se parlamenti duhet të mblidhet pa vonesë.

Kryeministri Johnson, i cili gjendet në nju Jork në asamblenë e OKB-së,  nuk e ka përjashtuar mundësinë e një shpërbërjeje të re të Parlamentit , nëse aktvendimi shkon kundër tij.