Maqedoni

Efikasiteti energjetik, Bekteshi: Kemi dyfishuar mjetet për të ndihmuar amvisëritë

24.09.2019 16:40

Ligji i ri për energjetikë, i miratuar muaj më parë, është plotësisht në pajtueshmëri me direktivat....

Ligji i ri për energjetikë, i miratuar muaj më parë, është plotësisht në pajtueshmëri me direktivat për mbrojtje të ambientit jetësor, ndërsa është inkurajues edhe për investime në energjitë e rinovueshme. Kështu theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili shtoi se në këtë drejtim veç më janë shpallur disa thirrje publike për ndërtimin e qendrave fotovoltaike.
 
“Ministria e Ekonomisë është duke i implementuar edhe masat të cilat e përkrahin efikasitetin energjetik, siç janë masat për vendosjen e kolektorëve solar, por njëkohësisht edhe për zëvendësimin e dritareve të drurit me ato PVC apo të aluminit. Gjatë kësaj jave, ne do të shpallim edhe thirrjen publike për shportat me peleta dhe në këtë mënyrë pothuajse këtë vit kemi rritur mjetet dyfish me të vetmin qëllim, që t’iu ndihmohen sa më shumë amvisëri”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Shilegov: Gaz natyror për amvisëritë, ulim ndotjen
 
Përdorimi i gazit natyror për nevojat e amvisërive do të zvogëlojë dukshëm gazrat e dëmshëm, vlerëson i pari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ekspertët kërkojnë zgjidhje efektive.
 
“Përdorimi i gazit për amvisëri nënkupton edhe ngrohje më ekonomike, që mendoj se është edhe atraktive, sepse zvogëlohen edhe kostot e ngrohjes së shtëpive, ndërsa kështu mund të përmirësojë edhe gjendjen ekonomike të qytetarëve për një periudhë shumë të shkurtë. Kjo gjithashtu nënkupton edhe ulje të kostove edhe të kapaciteteve industriale të cilat do të kenë më shumë mundësi që nga kursimet të investojnë në teknologji të reja”,- tha kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Instituti për Studime Komunikuese: Politika e zgjidhje efektive kundër ndotjes
 
“Ndikimet e dëmshme kërkojnë politika për të përshtatur dhe zbutur ndryshimet klimatike, zbatimin e zgjidhjeve efektive në sektorët që kontribuojnë më shumë në emetimet e gazrave të dëmshme, siç janë sektori i energjisë, deponitë e mbetjeve, transporti rrugor, industria prodhuese etj”,- u shpreh Dejan Andonov nga Instituti për Studime Komunikuese.
 
Këto komente u bënë në kuadër të panel diskutimit të organizuar nga Instituti për Studime Komunikuese në kuadër të kampanjës për ambient jetësor më të mirë “Mos injoro, reago!”. 
 
ZEKIRJA MEXHITI