Maqedoni

Marrëdhënia pacient - mjek, mjekët kërkojnë zgjidhje sistemore

24.09.2019 16:59

Përmirësimi i raportit mes mjekëve dhe pacientëve ishte temë diskutimi mes Odës së Mjekëve, Odës së Stomatologëve dhe Shoqatave të pacientëve....

Nga Oda e Mjekëve kritikojnë masat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila vendosi që në disa pika më kritike të ketë sigurim profesional policor për të parandaluar incidentet. Megjithatë, ata mendojnë se zgjidhja duhet të jetë sistemore dhe afatgjate, dhe jo përmes masave të tilla si këta të fundit. 
 
“Mendoj se në mënyrë teknike mund të tejkalohen me ato shërbime të sigurisë, në mënyrë praktike mendoj si mjeke që nëse pacienti im ruhet nga një polic, këtu diçka nuk është në rregull. Unë do të dëshiroja që pacienti im të ketë besim në mua dhe unë të jem rehat të ulem me pacientin pa u frikësuar”,- tha kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Livceva.
 
“Familja patjetër duhet të kuptojë se dhuna ndikon shumë në kujdesin shëndetësor që do ta zbatojnë infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë, e gjithë kjo ndikon në rrjedhën e punës, sa më shumë të jenë agresivë, aq më shumë e ndërprenë këtë proces”,- theksoi kryetarja e Odës se Punëtorëve Shëndetësorë me arsim profesional, Violeta Kotevska.
 
Shoqatat e pacientëve thonë se edhe pacientët nuk dinë se ku ta shprehin revoltën dhe pakënaqësinë nga sistemi shëndetësor, si pasojë vjen edhe deri tek incidentet e shumta.
 
“Rrallë kush ankohet deri te Komisioni për të drejtat e pacientëve dhe deri Inspektorati shtetëror. Problemi është se rrallë marrin  përgjigje të kënaqshme, ku ju thuhet se po e kemi kontrolluar këtë mjek, e kemi vërtetuar se çfarë ka ndodhur me shërbimet shëndetësor dhe ja zgjidhja. Çdoherë stërzgjaten zgjidhjet”,- tha kryetarja e Shoqatës “Jetë me sfida”, Vesna Aleksovska.
 
Mjekët thonë se duhet ngritur vetëdija e pacientëve, në mënyrë që edhe ato të kuptojnë se edhe mjekët janë njerëz familjarë dhe se edhe ata mund të jenë pacientë. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI