Maqedoni

Janeva merret në pyetje në PNKOK, nuk pranon të dëshmojë pa i parë dëshmitë

24.09.2019 17:41

Prokurorja speciale, Katica Janeva, e ftuar të merret në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion...

Prokurorja speciale, Katica Janeva, e ftuar të merret në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka kërkuar që të shfrytëzojë të drejtën të ketë qasje në dëshmitë me të cilat ngarkohet, e më pas të japë deklaratën e saj në prokurori si e dyshuar. Përveç avokates Irena Frçkovska, Janeva ka angazhuar edhe avokatin e dytë, Delo Kadiev.
 
Në dalje nga prokuroria, Frçkovska tha se gjatë ditës së nesërme do të marrin me shkrim njoftimin për mbarim të hetimit, ndërsa tha se një gjë e tillë nuk është në përputhje me ligjin, pasi që i dyshuari duhet të dëgjohet para se të miratohet vendim për mbyllje të hetimit.
 
“I dyshuari i parë është nesër, ndërsa ne do të na lejohet që t’i shqyrtojmë dëshmitë të enjten. Ishim të njoftuar se nesër do të na dorëzohet njoftimi për mbarim të hetimit. Vlerësojmë se kjo është shkelje, pasi që deklarimin e të dyshuarit prokurori është i obliguar ta dëgjojë para se të përmbyll procedurën e hetimit”,- tha avokatja mbrojtëse, Irena Frçkovska.
 
Mbrojtja thekson se me mbylljen e hetimit ofrohet mundësia që Janeva të jap garanci që paraburgimi t’i zëvendësohet me pas tjetër alternativë.
 
“Me mbarimin e hetimit bie pika dy, që do të thotë ndikim mbi dëshmitë dhe kështu krijohet mundësia që paraburgimi të mbahet vetëm nga pika 1, kështu që nënkupton arratisje. Me këtë hapet mundësia për propozimin e garancisë dhe e njëjta të lirohet të mbrohet në liri me garanci”,- u shpreh avokatja mbrojtës, Delo Kadiev.
 
Frçkovska sqaroi se Janeva nuk është e përfshirë në hetimin për Asociacionin ndërkombëtar dhe theksoi se mbarimi i hetimit me gjasë ka të bëjë vetëm në pjesën që ka lidhje me zhvatjen në rastin "Perandoria". Mbrojtja tha se Janeva vuan nga sëmundje kronike dhe është në stres sikur secili që do të kishte qenë në gjendje të saj.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI