Maqedoni

Rebalanci i buxhetit, pushteti dhe opozita me kundërshtime

24.09.2019 18:25

VMRO-DPMNE ka vazhduar të akuzojë pushtetin për rebalancin e arkës shtetërore në Komisionin për financa dhe buxhet....

Deputetët e opozitës sërish kritikuan qeverinë se nuk ka kapacitet të udhëheq me politika ekonomike dhe paratë. Sipas tyre, me rebalancin, pushteti ka ngecur në investimet kapitale teksa miraton vetëm masa populiste.
 
“Çfarë ofron ky rebalanc i buxhetit? Vetëm populizëm para qytetarëve. Nëse qeveria vërtetë dëshiron më shumë para që të përfundojnë te qytetarët, do t’i ulin taksat dhe shpenzimet tjera dhe me këtë me automatizëm do të mbeten më shumë para te qytetarët. Në vend të kësaj kjo qeveri ka rritur taksat, akcizat dhe kontributet dhe viti i dytë me radhë miratohet buxhet historik më i lartë, ndërsa nëpërmjet TVSh-ja ime, subvencionimit, kontributeve dhe masave tjera populistike po përpiqet të krijojë pasqyrë se kujdeset për qytetarët”,- deklaroi Vankovar Mançev nga VMRO-DMPNE.
 
Por, nga LSDM akuzuan VMRO-DPMNE-në se qytetarët po vuajnë pasojat e qeverisjes së tyre. 
 
“Kjo qeveri që e quani të paaftë, për fat të keq duhet që t’i kthejë borxhet tuaja që i keni bërë gjatë qeverisjes 11 vjeçare. Skulpturë dem 26 mijë euro, ja çfarë projekte me prioritet kishit ju, skulpturë mace 22 mijë euro, dy luana tek ura “Goce Dellçev” 1 milion e 300 mijë euro. A janë këto investime kapitale që keni realizuar ju kolegë nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së. Për dallim nga ju, kjo qeveri ka projekte kapitale që janë në interes të qytetarëve”,- tha Milevka Georgieva nga LSDM.
 
Me rebalancimin e buxhetit të ardhurat totale janë planifikuar në nivelin 210.5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë përcaktuar në 228.3 miliardë denarë.  
 
NAIM RAMADANI