Maqedoni

Shkup, panairi i tretë ndërkombëtar i inovacioneve

24.09.2019 18:37

Është mbajtur panairi i tretë ndërkombëtar i inovacionit...

Qindra inovatorë nga më shumë se 20 vende kanë pasur mundësi që t’i shfaqin idetë e tyre inovative dhe teknologjitë e reja në këtë panair 2019 që është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 26 shtator në Shkup.
 
“Tek Fondi kemi programe dhe thirrje publike që inkurajojnë të rinjtë dhe mbështesin idetë e tyre inovative dhe krijuese, sepse pikërisht prej tyre është ai koncepti i krijimtarisë dhe inovacionit që një ditë rriten bizneset dhe ndërmarrjet”,- tha Neda Ikonomova-Gavriloska nga Fondi i Inovacionit.
 
“Unë vij nga Gjermania dhe vij këtu për të paraqitur risitë e studentëve të mi të rinj. Shpikjet tona duhet të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara, t’i ndihmojmë medicinës që të jetë më e mirë në të ardhmen”,- tha menaxheri i rrjetit të punës për rini në IFIA, prof. Vinfrid Shtrum.
 
Tradicionalisht si çdo vit ndahen edhe çmimet për tre vendet e para, për patent dhe dizajn, inovator femër dhe inovator i ri. Qëllimi i çmimeve është të mbështesin shpikësit në krijimin e tyre dhe t'i motivojnë ata të krijojnë shpikje që do të tregtohen me të suksesshëm.
 
SEDAT SELIMI