Maqedoni

Rasti “Zhvatja”, kthehet në arrest shtëpiak masa e paraburgimit

24.09.2019 18:49

Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale në Shkup, ka pranuar kërkesën e avokatëve të Zoran Milevskit...

Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale në Shkup, ka pranuar kërkesën e avokatëve të Zoran Milevskit, i dyshuari i dytë në rastin "Zhvatja", dhe masën e paraburgimit ia ka zëvendësuar me arrest shtëpiak. Vendimi është miratuar pasi që Gjykata ka marrë mendim pozitiv nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
"Sot pas marrjes së mendimit pozitiv nga Prokuroria, propozimi i mbrojtjes të pranohet si i bazuar. Gjykatësi në procedurë paraprake, në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, miratoi vendim me të cilin masa e paraburgimit anulohet dhe i caktohet masa e arrestit shtëpiak. Duke pasur parasysh se ankesa nuk e anulon zbatimin e vendimit, vendimi është dorëzuar nga palët, ndërsa i dyshuari do të sillet për mbajtjen e masës "arrest shtëpiak" në shtëpinë e tij",- tha gjykatësi.
 
Zoran Milevski të mërkurën është thirrur në Prokurori të rishikojë faktet dhe njëkohësisht të japë deklaratë. Ai është lëshuar në burg shtëpiak, vetëm dy ditë pasi Prokuroria njoftoi se hetimi për rastin "Zhvatja" ka përfunduar. Zoran Mileski është në burg prej muajit korrik, konkretisht më shumë se dy muaj. Ai u arrestuar në të njëjtën ditë më Boki 13 dhe dyshohet se kanë marrë një shpërblim për ndikimin e paligjshëm, konkretisht për shumë prej 1.5 milion eurove të cilat i ka marrë nga Kamçev, duhej të kishin siguruar lehtësim të rastit "Imperia" të PSP-së Zoran Milevski, për dallim nga Bojan Jovanocski, veç më ka dhënë deklaratë te Ruskovska për rastin "Zhvatja", në kohën që hulumtimi ishte në proces.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU