Maqedoni
Zaev takon zyrtarë të botës në OKB, bisedon për procesin eurointegrues
24.09.2019 20:02
Kryeministri Zoran Zaev në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork...
Kryeministri Zoran Zaev në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në takimet me zyrtarë dhe delegatë nga vende të ndryshe të botës ka biseduar për cështjen e hapjes së negociatave të vendit tonë me BE-në si dhe për cështeje politike me rëndësi për rajonin.
Kryeministri Zoran Zaev në takim me homologun e tij grek Kirijakos Micotakis, ka potencuar se Qeveria e Maqedonisë së Veritur është maksimalisht e fokusuar në qasjen konstruktive të ndërtimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, bazuar në miqësi dhe interes të përbashkët për prosperitetin e rajonit dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke shtuar se Qeveria është e gatshme për zbatim të tërësishëm të Planit për intensifikim dhe pasurim të bashkëpunimit mes dy shteteve siç e parasheh Marrëveshja e Prespës.
Gjatë takimit është konstatuar se përparimi i bashkëpunimit ekonomik si dhe shkëmbimi i investimeve direkte janë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve. Micotakis gjatë kohës që ishte në opozitë ishte kundërshtar i fuqishëm i Marrëveshjes së Prespës. Ndërkohë, delegacioni qeveritar me ministrin e punëve të jashtme të Azerbejxhanit, kanë biseduar për heqjen e vizave dhe bashkëpunimin energjetik.
