Botë

Tërmet i magnitudës 5.8 në Pakistan, 24 të vdekur

25.09.2019 09:25

24 persona kanë vdekur dhe rreth 500 janë plagosur nga një tërmet në zonën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani....

Një tërmet me magnitudë 5.8 tronditi Pakistanin lindor duke shkaktuar të paktën 24 të vdekur dhe plagosur 500 të tjerë bëjnë të ditur zyrtarët.
 
Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Mirpur. Fotot që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale tregojnë çarje të mëdha të rrugëve dhe shtëpi të shkatërruara.
 
Tërmeti ishte me thellësi 10 km thotë shefi i meteorologjisë në Pakistan, Muhammad Riaz për AFP
 
Ushtria e Pakistanit informoi se në vendngjarje kanë mbërritur ndihma mjekësore.
 
Pas tërmetit të së martës lëkundje janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Pakistanit dhe të Indisë.