Maqedoni
Partitë qeverisëse gjermane i japin dritën jeshile Shkupit dhe Tiranës
25.09.2019 10:26
Të dy partitë në pushtet në Gjermani, CDU dhe SPD, kanë rënë dakord të miratojnë caktimin...

Të dy partitë në pushtet në Gjermani, CDU dhe SPD, kanë rënë dakord të miratojnë caktimin e një date për fillimin e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Bundestagu do të votojë për vendimin të enjten. Vendimi u mor dje në një takim të partnerëve të koalicionit në qeverinë gjermane. Partia CDU e kancelares, Angela Merkel, dhe Social-Demokratët kanë rënë dakord se fillimi i negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të dërgojë një sinjal të rëndësishëm për të gjithë rajonin. Deputetja e SPD-së, Nezahat Baradari, e cila është edhe anëtare e Komitetit Parlamentar të BE-së, konfirmoi informacionin dhe njoftoi se drita e gjelbër përfundimtare do të jepej në seancën e Bundestag të enjten.
"Fakti që partitë e koalicionit kanë pastruar rrugën për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një sinjal i rëndësishëm për integrimin evropian të të gjithë rajonit. Të enjten, Bundestagu gjerman do të japë dritën jeshile. “Të dy vendet tani duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për reforma. Së bashku me partnerët tanë evropianë do t'i shoqërojmë aspiratat e tyre dhe, nëse është e nevojshme, do të kërkojmë përpjekje të mëtejshme",- thotë Baradari.
Vendimi i partnerëve të koalicionit praktikisht do të thotë që Bundestagu ka një shumicë për të dy vendet. Qeveria gjermane është e detyruar të kërkojë miratimin e parlamentit për vendimet që lidhen me zgjerimin e BE-së. Partia e Gjelbër gjithashtu pritet të pajtohet për vendimin. Vendimi përfundimtar është në duart e liderëve të BE-së dhe pritet të bëhet në një samit të planifikuar nga mesi i tetorit të këtij viti.
