Maqedoni
Malta mbështet RMV–në për fillimin e bisedimeve me BE-në
25.09.2019 10:52
Kryeministri Zoran Zaev gjatë qëndrimit në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme...

Kryeministri, Zoran Zaev, gjatë qëndrimit në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, realizoi takim me kryeministrin e Maltës, Josef Muskat.
Në takim kryeministri i Maltës, Muskat, theksoi se Malta jep mbështetje të plotë për Maqedoninë e Veriut që të fillojë bisedimet me BE-në në tetor. Të dy kryeministrat u dakorduan se duhet të forcohen marrëdhëniet ekonomike në mes të dyja vendeve, si dhe bashkëpunim në shkëmbimin arsimor dhe kulturor. Në takim u theksua se edhe forcimi i marrëdhënieve bilaterale kuvendore është shumë e rëndësishme për të dyja vendet.
