Maqedoni

Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Kroacia, mbështesin fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në

25.09.2019 11:48

Edhe shefat e diplomacive të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, Greqisë, Den Dias, Rumanisë, Ramona Manesku, dhe Kroacisë, Gordan Grliq-Radman...

Edhe shefat e diplomacive të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, Greqisë, Den Dias, Rumanisë, Ramona Manesku, dhe Kroacisë, Gordan Grliq-Radman, në takimin e mbajtur në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mbështesin Maqedoninë e Veriut që t’i fillojë bisedimet me BE-në, së bashku me Shqipërinë.
 
Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, tha se “Jemi të bindur se do të jemi më të sigurt, më me prosperitet dhe më të pasur, vetëm nëse të gjithë vendet tona fqinjë bëhen anëtare të BE-së”. Ndërsa ministri i Jashtëm i Greqisë, Den Dias, theksoi se mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.
 
Shefi i Diplomacisë së Rumanisë, Manesku i angazhoi Bullgarinë, Greqinë, Rumaninë dhe Kroacinë që të vazhdojnë të koordinojnë aktivitetet rreth politikave të zgjerimit të BE-së. Mbështetje u mor edhe nga ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq – Radman, i cili mbështeti fillimin e negociatave të pranimit me Shkupin dhe Tiranën.