Liqeni i Pogradecit, së shpejti në “UNESCO”

15.09.2014 18:10

Liqeni i Pogradecit, së shpejti pritet që të hyjë në “UNESCO”. Për këtë arsye, gjatë ditës së sotme janë mbledhur në Tushemisht të Pogradecit përfaqësues të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, si dhe të “UNESCOS”.........

Takimi Cropss-Border është bërë në kuadër të projektit IPA, për regjistrimin e liqenit të Pogradecit në listën e “UNESCOS”, ku përfshihen zona me rëndësi të veçantë kulturore.

Drejtori i përgjithshëm i politikave mjedisore, shprehet se në projekt përfshihet edhe Maqedonia, e cila në fakt i ka dhënë gjithnjë një vlerë të veçantë ujërave në zonën e saj territoriale.

Gjatë këtyre dy ditëve, po diskutohet mbi dosjen e nominimit bashkë me disa rehabilitime fizike. Në këtë kuadër elementi kulturor është pjesë përbërëse e dosjes. (Luljeta Ndoka, TVM2)